Rreth Nesh

Veshtrim mbi kompanine

    • Edil al, një zgjedhje e zgjuar

Për rreth 23 vite ndjekim pasionin e të krijuarit ide dhe projekte të mëdha duke arritur të prekim standarde në çdo gjë që bëjmë.

Sot ne nuk jemi thjesht ndërtues, ne mendojmë për çdo aspekt të projektit tuaj dhe këtë e arrijmë duke menaxhuar të gjitha proçeset e jetës së ndërtimeve tona, që nga hapësira urbane dhe ndërtimi i saj deri tek cilësia e jetës tuaj.

    • Qëllimi ynë

Të gjejmë ambientin perfekt për ju, është një sfidë të cilës ne nuk i rezistojmë dot. Ne dëshirojmë t’ju krijojmë mundësitë dhe të gjitha lehtësirat për të zgjedhur me komoditetin maksimal ambientin tuaj perfekt për të jetuar.

Dhe sigurisht kemi një qëllim!

Ne përpiqemi që të lehtësojmë zgjedhjen tuaj duke ju kursyer kohë dhe para.

    • Garantues të cilësisë

Reputacioni ynë si garantues i cilësisë dhe respektimit të afateve përbën një nga vlerësimet tona më të çmueshme. Pika jonë e fortë është përkujdesja ndaj klientit dhe dhënia atij të vlerës më të mirë, në shkëmbim të investimit të bërë, duke ndërtuar kështu marrëdhënie të shëndosha me klientelën.

Aktualisht kompania radhitet e para përsa i përket volumit të ndërtimit të apartamenteve me ambiente funksionale dhe qendra tregtare brenda komplekseve rezidenciale, të organizuara mirë dhe të administruara nga vetë kompania.

Falë vizionit dhe shpirtit sipërmarrës, që karakterizon drejtuesit tanë, si dhe punës së përkushtuar të stafit tonë, shumë projekte ambicioze do të jenë pjesë e axhendës sonë ndërtuese në të ardhmen; që nga ndërtesa unike në zemër të kryeqytetit “Eyes of Tirana”, e deri tek fshatrat turistikë përgjatë bregdetit shqiptar.

  • Edilal ISO 9001

    Çelësi i suksesit tonë qëndron në bashkëpunimin e specialistëve më të mirë, që kanë aftësinë të zhvillojnë projekte nga konceptimi deri në realizimin e tyre.
  • Rregjistrohu

    Emri
    E-mail