Fshati Turistik Jale
Ky fshat pushues ndodhet në Gjiun e Jalës, 55 km nga Vlora, porti i dytë ne vend. Fshati është përgjithësisht rezidencial me ndërtesa dy dhe tre katëshe. Sheshi në qendër, këndi i lodrave, kopshtet panoramike, pishina dhe restorantet ofrojnë gjithçka kështu që pushuesit vërtet mund të pushojnë dhe t’i shijojnë pushimet e tyre. Terrenet e molet ofrojnë një tërësi aktivitetesh si kamping, vozitje dhe peshkim. Fshati i Jalës u dizajnua nga studio italjane OIKOS Progetti.
| Përfunduar: | 2009 |
| Sipërfaqe toke: | 45.000 m2 |
| Sipërfaqe rezidenciale: | 4.100 m2 |
| Sipërfaqe rekreative: | 3.000 m2 |
| Hotel: | 2.200 m2 |
| Vende parkimi: | 250 |
| Mole: | 1.800 m2 |
Festival City
Festival City është dizajnuar në bashkëpunim me Design International, një nga studiot më të njohura arkitektonike. Nga hapësira që zë, projekti do të jetë një qytet brenda qytetit, ku mund të gjesh: hapësira për banim, qendër tregtare, hotel, shkolla, kinema, parqe, fusha sporti, hipermarket, kafene, restorante dhe një shumëllojshmëri shërbimesh të tjera. Do të përbëhet nga 49 kulla rezidenciale 7-katëshe, që do të ndërtohen në katër faza.
| Përfundon : | 2010 (Faza e Parë) |
| Vendndodhja: | Tiranë |
| Sipërfaqja totale: | 673.500 m2 |
| Administrim nga vetë Shoqëria |
Mall of Albania
Mall of Albania, e vendosur në autostradën Durrës – Tiranë është zona më e re në zhvillim në vend dhe do të jetë një nga projektet më të mëdha të qendrave tregtare në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 69.200 m2, bëhet gjithashtu një nga më të mëdhatë e llojit të vet në Jug-Perëndim të Ballkanit. Qendra do të ofrojë hapësira zyrash bashkëkohore, një hotel, hapësira dyqanesh dhe argëtimi.
| Përfundon: | Shtator 2010 |
| Vendndodhja: | Kashar |
| Sipërfaqe totale: | 478.000 m2 |
| Administrim nga vetë Shoqëria |
Fshati Turistik Ksamil
Toka prej 295.000 m2, e rrethuar me det dhe shkëmbinj të thepisur, ndodhet në fshatin më jugor të qytetit të Sarandës, Ksamil. Pamja ballore mahnitëse e detit shtrihet deri në ishullin e Korfuzit. Dizajni i projektit përmban hotele, shtëpi pushimi, dyqane luksoze, ambiente argëtuese, park ujor dhe një mol të gjerë për barka dhe jahte.
Ky projekt ambicioz do të dizajnohet në bashkëpunim me studion arkitektonike greke ORIO & Partners.
| Përfundon: | 2011 |
| Sipërfaqja e tokës: | 295.000 m2 |
| Sipërfaqja e ndërtimit: | 50.600 m2 |
| Vendndodhja: | Ksamil |
| Qendra klimaterike ndahet në katër zona |
Kompleksi Filanto
Kompleksi do të jetë një nga nga më të mëdhenjtë përsa i përket numrit të ndërtesave me 25 të tilla prej pesë, shtatë, nëntë dhe trembëdhjetë katëshe. Rezidentëve do t’u ofrohet një kombinim aktivitetesh relaksuese e argëtuese me sheshe, restorante dhe kënde lojrash për fëmijë.
| Përfundon: | 2010 (Faza e Parë) |
| Përfundon komplet: | 2013 |
| Sipërfaqe totale ndërtimi: | 160.000 m2 |
| Vendndodhja: | Tiranë |
| Apartamente: | 105.080 m2 |
| Zyra: | 18.774 m2 |
| Dyqane: | 22.384 m2 |
| Hapësira tregtare: | 5.024 m2 |
| Parkim në dy kate nëntokë, Kopsht dhe sheshe të gjelbëruara – Administrim nga vetë Shoqëria |
Eyes of Tirana
Eyes of Tirana ndodhet në qender të kryeqytetit dhe është një nga projektet më ambicioze të Masterplanit për Tiranën. Projektimi është vepër e një prej studiove më të mëdha daneze dhe është konceptuar sipas stilit të arkitektit Henning Larsen, me qëllim që të theksojë stilin arkitektural të qytetit. Maja e kullës, që hapet si lule, sfidon gravitetin. Atriumet kanë pamjen e një syri nga ka marrë dhe këtë emër.
| Përfundon: | 2010 |
| Vendndodhja: | Tirana |
| Sipërfaqe totale: | 63.500 m2 |
| Zonë Tregtare: | 14.000 m2 (në 4 nivele) |
| Zonë restorantesh: | 600 m2 |
| Hapësirë zyrash për qera: | 12.500 m2 (4 kate) |
| 400 parkime të sigurta nëntokësore, Kafene, restorante, automatë dhe shërbime bankare – Administrim nga vetë Shoqëria |





