Portofoli
Ndertime CivileNga apartamente në godina të veçuara, ne kemi kaluar në ndërtimin e komplekseve me hapësira të bollshme banimi, shërbime funksionale dhe administrim efikas. Sëfundmi, ne jemi fokusuar në ndërtimin e apartamenteve luksoze, zyrave moderne dhe qendrave tregtare. |
![]() |
Ndertime IndustrialeNdërtimet industriale dhe publike nuk janë lënë jashtë fokusit të strategjisë së zhvillimit të Shoqërisë, ku mund të përmendim: showrooms, magazina, fabrika, shkolla si dhe një stacion elektrik prej 50 MGV. |
![]() |
InfrastruktureNe kemi përfunduar disa nga projektet më të mëdha në sektorin e infrastrukturës në Shqipëri, ku më të spikaturat janë: pistat e aeroportit të Rinasit dhe Gjakovës, rrugët interurbane Fushë Krujë – Milot, Rrogozhinë – Elbasan, Durrës – Plepa. |
![]() |
Prodhim i Betonit dhe InerteveEdilal ka zgjeruar aktivitetet e veta dhe është futur në prodhimin e materialeve të ndërtimit, si beton dhe inerte që prej vitit 1999, ku zotëron 65 përqind të tregut. Në pronësi të kompanisë janë aktualisht 6 fabrika betoni dhe 1 për inerte. |
![]() |
Projekte te rejaFalë vizionit dhe shpirtit sipërmarrës, që karakterizojnë drejtuesit tanë, si dhe punës së përkushtuar të stafit tonë, shumë projekte ambicioze do të jenë pjesë e axhendës sonë ndërtuese në të ardhmen; që nga ndërtesa unike në zemër të kryeqytetit “Eyes of Tirana”, e deri tek fshatra turistikë përgjatë bregdetit shqiptar. |
![]() |
Toka per ZhvillimNjë nga veprimtaritë më të reja të kompanisë është zhvillimi i tokave sidomos në rajonet më piktoreske dhe me perspektive në fushën e turizmit dhe hotelerisë. |






sending...


