Ndertime Civile

Syri i Liqenit

Syri i Liqenit

Syri i liqenit është një ndërtesë luksoze banimi. Me një pamje fantastike mbi liqenin artificial të Tiranës, kjo ndërtesë rezidenciale ofron një vend perfekt të qetë e me ajër të pastër për shtëpinë tuaj.

Lexo me shume

Kristal 2

Kristal 2

Kompleksi Kristal vjen me mundesi me te medha zgjedhjesh.
Pas suksesit te Qendres Kristal , ne guxojme perseri, me kompleksin me te ri rezidencial i ndodhur fare prane godinave ekzituese.

Kjo residence ofron per te gjithe, larmishmeri zgjedhjesh per apartamente, dyqane dhe parkime, te ndertuara sipas kushteve bashkekohore.

Qellimi yne eshte te ndertojme godina me kualitetin me te larte te cilesise, te dizenjuara me hapsira funksionale dhe te projektuara me standartet me te larta te teknologjise.

Kenaqesia e klientit eshte qellimi yne.

Ndjehuni të lirë për të zgjedhur ate që i përshtatet më mire komoditetit tuaj. Përmes varianteve te ndryshme te apartamenteve, beni te mundur endrren tuaj realitet.

Vendodhja: Tirane
Sip trualli: 3.500 m2
Sip ndertimi: 28.500 m2
Lexo me shume

Concord Center

Concord Center

Edil Al, pas suksesit të saj me Galeria – ETC dhe Kristal Center vazhdon me qendrën më të re tregtare, në një pikë tjetër strategjike të Tiranës. Qendra ndodhet në një kompleks rezidencial, pranë unazës së Tiranës , në Rrugën 5 Maji.

Lexo me shume

European Trade Center

European Trade Center

ETC është një kombinim i arkitekturës moderne i përbërë nga: qendër tregtare, qendër biznesi dhe apartamente banimi. Ndërtesa është nga të rrallat në Shqipëri që ofron standartet evropiane në llojin e ndërtesave shumëkatëshe. E vendosur në zemër të Tiranës, është kthyer në një pikë referimi si për aktivitetet e biznesit dhe ato tregtare.

Vendodhja: Tirane
Siperfaqe Totale: 33,000 m2
Siperfaqe Tregtare : 9,000 m2
Parkim nentokesor: 70 vende
Siperfaqe zyrash: 8,000 m2

 

 

 

Lexo me shume

Fshati Turistik Golem

Fshati Turistik Golem

I pozicionuar nën pishat e buta të Golemit, kompleksi turistik përfshin 100 vila me kubatura një dhe dy katëshe. Ndërtimi ndodhet në vijën e parë bregdetare. Spikasin më tepër elementët arkitektonik të cilët janë vendosur në harmoni të plotë me natyrën që e rrethon.

Vendodhja: Golem
Siperfaqe Totale: 2,450 m2
Rezidenca: 100 vila

 

 

 

Lexo me shume

Kompleksi Giardino

Kompleksi Giardino

Ky kompleks shumëngjyrësh ndërtesash nëntëkatëshe në breg të Adriatikut ka një brez të gjerë rëre dhe bimësie rreth e rrotull. Palmat i japin një atmosferë të veçantë Mes- dhetare. Mund të shijosh lindje të mrekul- lueshme dielli dhe perëndime të kuq nga ballkoni yt. Është vend ideal për të pasur një shtëpi pushimi, por edhe për të kaluar fundjavën meqenëse është afër me Tiranën e Durrësin.

Perfundoi: December 2004
Vendodhja: Golem
Siperfaqja: 10.000 m2
Resident: 12.000 m2
Parking: 100
Hotel, restorant, pishine e kende lojrash. Hapesira te gjelberuara. Administrimi nga vete Shoqeria

This colorful 9-building complex on the Adriatic Sea has a wide stretch of sand and vegetation all around. The palm trees give it a special Mediterranean atmosphere. One can savor magnificent sunrises and crimson sunsets from their balcony. It is a perfect location for owning a vacation home, which can also make a special retreat on the weekends due to the short traveling distance from Tirana and Durrës.

Lexo me shume

Kompleksi Kristal

Kompleksi Kristal

Kompleksi ishte projekti më i mirë i kompanise për vitin 2007. I vendosur në një zonat e Tiranës që po përjeton një zhvillim dhe urbanizim me hapa gjigandë, pritet të bëhet një qender e dytë e kryeqytetit. Përveç 200 rezidencave familjare, do të ofrojë shërbime nëpërmjet një qendre tregëtare të madhe.

Qendra Tregtare Kristal do të prezantojë disa nga markat më të mira të tregut në Shqipëri. Fokusi i saj do të jetë familja dhe përmbushja e çdo nevoje të saj për shërbime: degë bankare, argëtim, restorante dhe arsimim për fëmijët.

Perfundoi: March 2007
Vendodhja: Tirana
Siperfaqja totale: 47.600 m2
Siperfaqe dyqanersh: 12.300 m2 (ne dy nivel)
Parkime: 300
1,500 m2 shkollë tre-katëshe 1400 m2 qendër zbavitje përfshin një kinema Lulishte e gjelbërim Administrim nga vetë Shoqëria
Lexo me shume

Kompleksi Don Bosko

Kompleksi Don Bosko

Kompleksi Don Bosko është një ndër eksperiencat e para të ndërtimeve në formën e komplekseve rezidenciale në qytetitin e Tiranës. Funksionaliteti dhe cilësia e ndërtimit të kompleksit ka tërhequr tashmë aktivitete të rëndësishme si Vizion Plus, Albanian Satellite Comunications, Gazeta Albania etj.

Perfunduar: Qeshor 2007
Vendodhja: Tirana
Siperfaqja: 70.000 m2
Kapacieti: 7 Godina – 500 apartamente
Vende Parkimi: 500
Dyqane: 100
Administrimi nga vete shoqeria
Lexo me shume

Kompleksi Gjelberimi

Kompleksi Gjelberimi

Me pamje nga kodrat e liqenit artificial të Tiranës, ndërtesat rezidenciale ofrojnë një vend ideal për shtëpi, të qetë e në ajër të pastër. Ndërtimi cilësor, komoditeti dhe arkitektura e bëjnë këtë kompleks një rezidencë të veçantë.

Vendodhja: Tirane
Siperfaqja e truallit: 3.100 m2
Siperfaqja e ndertimit: 10.500 m2
Parking nentokesor: 60 vende
Lexo me shume

Rruga P. Rexhepi

Rruga P. Rexhepi

Godina eshte e vendosur ne nje zone mjaft e kerkuar te Tiranes prane ish Bllokut ne rrugen “Perlat Rexhepi”, e projektuar si godine rezidenciale shumekateshe, ku ne katin e pare jane vendosur abjente tregtare dhe ne katin e dyte zyra

Qyteti: Tirana
Siperfaqja: 11.000 m2
Lexo me shume

Kompleksi American 2

Kompleksi American 2

Kompleksi Amerikan 2, ka nje pozicion mjaft te favorshem ne rrugen e Elbasanit. Godina eshte multifunksionale me ambjente tregetare, qender biznesi dhe rezidenciale.Godina eshte nje nder ndertimet e para te kompanise e cila vazhdon te ruaje vlerat e saj per cielsine e larte te ndertimit.

Qyteti: Tiranë
Sipërfaqja: 14.000 m2
Lexo me shume